Kontratë marrëveshje e negociuar dhe dakordësuar nga Ndërmjetësi: , me numër NUAR identifikimi zona e influencës në cilësinë e sipërmarrësit
Transaksioni PËR SHITJE, Tipi i pronës APARTAMENT me
qyteti zona
Kodi i pronës Sipërfaqa totale
  m2. Apartamenti është i paisur me
Neni 2 Oferta financiare
Çmimi i reklamuar € euro. Çmimi në ofertë (opsional) € euro
Komisioni i ofruar për bashkëpunim % e transaksionit ose vlerë fikse € euro
Afati kohor i kontratës data fillimit data e mbarimit
Shënim
Neni 3 Baza ligjore
Kjo kontratë marrëveshje në përputhje me nenin 801 e vijues të Kodit Civil dakordësohet nga palë në moshë madhore, të aftë për të kuptuar. Ofruesi i pronës është pronar ose pjestar që shpreh edhe vullnetin e të tjerëve
Neni 4 Bashkëpunuesit e kësaj kontrate
Nëshkrimi i kësaj kontrate mes Ndërmjetësit Unionit NUAR dhe klientit të tij, është e vlefshme për të gjithë anëtarët. Bazuar në Rregulloren Realtors çdo ndërmjetës me status aktiv ka të drejtën e reklamimit dhe prezantimit të kësaj prone në kanalet e tij personale mediatike dhe rrjetet sociale pa ndryshuar kushtet e marrëveshjes dhe duke ju referuar gjithmonë si pikë kontakti vetëm ndërmjetësit sipërmarrës të kësaj kontrate. Përgjegjësitë e zbatimit të kësaj kontrate janë e drejtë e vetme dhe ekskluzive e Ndërmjetësit sipërmarrës
Neni 5 Palët në marrëveshje
Palë e parë: Ndërmjetësi i sipërpërmendur Palë e dytë: Z./Znj. i/e lindur më në dhe banues/e në me dokument identifikimi ,
Kontakt telefon numër , email në cilësinë Klient OFRUES i pronës
Neni 6 Përshkrimi i kontratës
E lidhur sot, me datë në mes palëve më sipër përmendur me objekt ;
Sipërmarrje shitje prone APARTAMENT.
Palët me vullnet të lirë ofrojnë bashkëpunimin mes tyre në mirëkuptim dhe sipas kushteve të kësaj kontratë marrëveshje. Ndërmjetësi sipërmarrës për shitjen e kësaj prone ofron mundësitë e tij për reklamimin e pronës dhe garanton impenjimin e tij maksimal për finalizim pozitiv. Ofruesi sigurohet në platformën www.realtors.al që ndërmjetësi i përzgjedhur prej tij është me statusin AKTIV dhe garanton vërtetësinë e informacionit të ofruar për pronën e tij.
Neni 7 Përshkrimi i pronës
Prona e ofruar është e paisur me
që vërtetohet sipas dokumentit hipotekor
nr. . datë lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurive .
Adresa e pronës është: Lagjja nr. , Rruga “” pallati nr
kati nga toka nr ,
Apartamenti është ndërtuar në vitin dhe aktualisht
I banuar. Ka strukturën
I përbërë nga: ambjent ndenje , dhoma gjumi , ballkone , tualete , parking .
Sipërfaqa hipotekore ㎡ sipërfaqa përbashkët sipërfaqa totale
Informacione shtesë për pronën :
Neni 8 Oferta e pronës dhe komisioni
Me vullnetin e tij dhe dakordësinë e bashkëpronarëve, klienti ofrues ka përcaktuar çmimin e shitjes së pronës në vlerën totale € ose ekuivalente për m2 € . Të gjitha shpenzimet dhe detyrimet ligjore që i takojnë palës shitëse përfshihen në çmimin e shitjes përfshirë këtu edhe komisionin e ndërmjetësit për shërbimin e shitjes së pronës të dakordësuar në vlerën % e çmimit të shitjes ose në vlerën €
Çmimi final është i trajtueshëm vetëm nga shitësi i cili vendos edhe vlerën përfundimtare. Në rast shprehje interesi nga klientë blerës, klienti ofrues nuk ka të drejtë të ndryshojë çmimin e shitjes për më shumë.
Pagesa për komisionin e ndërmjetësimit bëhet me likujdimin e shumës së blerjes ose pagesën e këstit të parë
Neni 9 Ndryshimi i çmimit
Kur klienti Ofruesi vendos ndryshimin e çmimit të shitjes për më shumë, ai duhet të njoftojë Ndërmjetësin menjëherë dhe jo në momentin e interesimit për pronën nga klientë blerës të mundshëm. Ndryshimi bëhet me shkrim, mesazh me tekst, whatsapp email etj. dhe të konfirmohet që u lexua. Ndryshimi duhet të jetë i reflektuar edhe në një kontratë të re mes palëve. Nëse klienti Ofrues ndryshon çmimin për më shumë gjatë proçesit të negocimit me klientë blerës dhe kjo shkakton dëme me pasoja financiare, Ofruesi është i detyruar tu japë zgjidhje ose të përballet me to.
Neni 10 Detyrimet e Ndërmjetësit
Me nënshkrimin e kësaj kontratë marrëveshje, Ndërmjetesi ka për detyrë:
Të bëjë rregjistrimin e pronës në arshivën e tij personale sipas informacionit të klientit.
Të fotografojë dhe të katalogojë të gjitha të dhënat e pronës.
Ta reklamojë në platformën Realtors dhe kanalet informative të përbashkëta NUAR ose më gjërë sipas kërkesës.
Të ofrojë informacionin dhe të shoqërojë klientët e interesuar për të parë pronën.
Të ndërmjetësojë me transparencë dhe mirëkuptim marrëveshjen e palëve pa ndryshuar kërkesat.
Të informojë periodikisht Ofruesin për çdo klient të interesuar dhe për ecurinë e marketingut
Neni 11 Detyrimet e klientit ofrues
Me nënshkrimin e kësaj kontratë marrëveshje Klienti Ofrues ka për detyrë:
Të ofrojë dokumentacionin e nevojshëm (fotokopje) informacion të plotë dhe të saktë të pronës
Të garantojë që çdo hap në proçesin e ndërmjetësimit të jetë i dakordësuar me bashkëpronarët
Të ofrojë mundësinë fizike për vëzhgimin e pronës për blerësit e interesuar dhe të lejojë Ndërmjetësin të përdori mjete reklamuese në ambjentet e pronës ose ku ai e mendon të arsyeshme me numrat e vet të kontaktit.
Nuk mund të ndryshojë çmimet në rast interesimi nga klientët. Ndërmjetësi duhet të jetë i njoftuar.
Nuk mund të bëjë asnjëherë marrëveshje personale me klientët e referuar pa mirëkuptimin e ndërmjetësit
Në rast shitje të pronës nga vetë Ofruesi ose palë të treta gjatë kohës kur kontrata është e vlefshme, Ofruesi paguan Ndërmjetësin komisionin e dakordësuar për shërbimin.
Neni 12 Vlefshmëria dhe mosmarrveshjet
Me nënshkrimin e kontratës palët janë dakort për bashkëpunimin dhe detyrimet lindura prej saj duke premtuar zgjidhje konsesnuale. Në rast mosmarrëveshje ose shmangie të detyrimeve burim konfliktesh mes palëve, ato janë të lira për tu drejtuar organeve kompetente të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë.
Përtej afateve kohore të parashikuara në këtë kontratë marrëveshje, nëse Ndërmjetësi për arsye të Rregullores dhe Kodit të Etikës Realtors kalon në statusin pezulluar, kontrata humb vlefshmërinë lidhur me çdo proçes që përfshin NUAR. Jashtë këtij konteksti palët janë të lira të vendosin bashkëpunim mes tyre ose klienti të rivendosi marrëdhënie të re
Neni 13 Kërkesa të veçanta
Kjo kontratë marrëveshje hartuar në bazë të Nenit 801 të Kodit Civil, pasi u lexua dhe dakordësua prej nesh nënshkruhet në të paktën 2 (dy) kopje. Ndërmjetësi duhet ta bashkangjisë në sistem bashkë me informacionet e tjera për pronën