Realtors.al është një platformë profesionale *online për, postimin, reklamimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtëshme.
Kushtet dhe detyrimet e postimeve në portal
- Në këtë portal mund të postojnë vetëm individët e aprovuar nga bordi
- Për të qënë i aprovuar ju duhet të plotësoni njërin nga kushtet e mëposhtme;
a) Anëtar i “Unioni Kombëtar i Agjentëve Imobiliar (kliko për më tepër)
b) Njëri nga pronarët në certifikatën e pronës ose përfaqësuesi tyre (kliko për më tepër)
c) Individë të aprovuar nga bordi (kliko për më tepër)
- Postimet nga individët që postojnë me statusin e pronarit të pronës;
Cdo individ është i lirë për të postuar pronën e tij, ai mund të përzgjedhë një agjent të reklamuar në portal ose mund të rregjistrohet vetë si pronari i ligjshëm
- Personi i interesuar, krijon llogarinë e tij individuale duke plotësuar formularin *onlinë (kliko këtu)
- Fotokopja e certificatës së pronësisë dhe një dokumenti identifikimi është e detyrueshme
- Publikimi i postimeve nga ana e pronarëve bëhet vetëm pasi është verifikuar dhe aprovuar nga njëri prej administratorëve të portalit.
- Personi që poston është përgjegjës për cdo infomacion të publikuar nga ana e tij
- Nëse postimi është kryer i plotë sipas procedurës së kërkuar, aprovimi dhe publikim bëhet brënda 48 orëve në ditë pune
- Portali ruan të drejtat dhe rezervat e tij për të këshilluar ose mos aprovuar publikimin nëse ka dyshime dhe konstaton që tekste ose pjesë të tyre nuk përputhen me rregulloren dhe kodin e etikës
- Informacioni në postime duhet të jetë i vërtetë dhe interpretues për pronën e reklamuar.
- Nuk lejohen tekste jashtë kontekstit ose fjalor i papërshtatëshëm
- Dokumentacioni i bashkangjitur duhet të jetë foto autentike e dokumentacionit origjinal
- Postimi juaj qëndron i publikuar për 30 ditë kalendarike, në përfundim të këtij afati ju duhet të rifreskoni informacionin ose të konfirmoni vlefshmërinë e tij përmes një emaili të dërguar nga stafi ynë
- . . .. . . vazhdon