Nivelet e Ndërmjetësve të Pavarur në NUAR

Kualifikimet dhe nivelet e ndërmjetësve të pavarur

Arti i ndërmjetësimit është një sukses që arrihet vetëm falë gërshetimit të eksperiencës me aftësitë e fituara. Duke rritur shkallët e njohurive me ekpseriencën tuaj ju arrini suksesin dhe nivelet më të larta të kualifikimit

 

Rruga drejt suksesit – Nivelet

Aplikanti – Çdo individ i apasionuar për kualifikimin si Ndërmjetës

Ndërmjetës i Pasurive të paluajtëshme – Individët e kualifikuar në Testin Realtors Albania, pas trainimit

Ndërmjetës Konsulent i pasurive të paluajtshme

Ndërmjetës Ekspert i pasurive të paluajtshme

          Rruga drejt suksesit – Kualifikimet

  • Ndërmjetës Prona Rezidenciale
  • Ndërmjetës Prona Komerciale
  • Ndërmjetës prona luksoze
  • Ndërmjetës Biznese liçenca aktive
 
Ndërmjetës pasiv – Individë të çertifikuar por me statusin pasiv për të zhvilluar aktivitet ndërmjetësimi
Ndërmjetës i pezulluar – Individë që kanë pasur çertifikatë por janë të pezulluar nga sistemi për arsye penalitetesh nga Kodi Realtors
 

Zonat e influencës dhe ndarja territorial e ndërmjetëseve

Çdo njësi administrative në Shqipëri ka një ndërmjetës “Ekspert i zonës” . Kjo njësi mund të jetë zona ku ai:
     a)
banon ose
     b) kryen aktivitetin e ndërmjetësimit të liçencuar


   Eksperti i zonës është personi përgjegjës për prezantimin dhe përfaqësimin e zonës së tij duke
krijuar edhe klubin e zonës me ndërmjetësit e tjerë. Përzgjedhja bëhet së pari nisur nga kriteri i vjetërsisë në Realtors ose kur Ndërmjetësi pretendent kryen dyfishin e transaksioneve të paraardhësit në një periudhe 6 mujore (Janar – Qershor, ndryshimi fillon nga 1 Korriku dhe Korrik – Dhjetor, ndryshimi fillon nga 1 Janari)

   Eksperti duhet të jetë;
   a) Banues në atë njësi administrative, nëse nuk ka të tillë atëherë mund
të përzgjidhet dikush që
   b) Kryen aktivitet tregtar në atë njësi,
   c) Ka rrathë familjarësh në atë zonë,
   d) Individualisht ka preferencë për
atë zonë 

  Për arsye që bien ndesh me Rregulloren ose Kodit e Etikës, Bordi Drejtues mund të pezullojë ose të ndryshojë Ndërmjetësin Ekspert të zonës   
   Hirearkia e Ndërmjetëseve Ekspertë është e njëjtë me ndarjen administrative të Shqipërisë

Hape sot zyrën tënde Real Estate Për Pronat Bëhu pjesë e sistemit

Compare listings

Compare
AlbanianEnglishFrenchItalian