Rregullorja Realtors Albania

update 21/04/2021

RREGULLORJA Realtors Albania
Dokument konfidencial.
Përdoret vetëm për sistemin Realtors Albania dhe NUAR 

 

           Përmbajtja:

  • Parimet bazë
  • Rregullat e përgjithshme
  • Proçedura e anëtarësimit dhe Nivelet Realtors
  • Portofolet  dhe të drejtat e administrimit
  • Proҫedura e regjistrimit të pronave
  • Proҫedura shoqërimit të klientëve
  • Komisionet dhe ndarja e tyre
  • Bashkëpunimi dhe komunikimi mes palëve
  • Mosmarrëveshjet dhe masat disiplinore

 

Kreu  – I –
Parimet bazë
Koncepti themelor

  Mirëfuksionimi dhe sjellja si profesionistë me klientët dhe mes kolegëve bazohet në Rregulloren dhe Kodin e Etikës Realtors Albania. Qartësia e veprimeve dhe ndërveprimeve për të mbrojtur dhe zbatuar proçedurat dhe standartet e dakordësuara, ofrojnë shërbimin e duhur për klientët dhe mirëkuptimin brënda Unionit të Pronave bazuar në 4 kolona themelore:

  • Barazi dhe respekt për kontributin e çdo anëtari
  • Rregulla të qarta, të zbatueshme dhe dakordësuar nga të gjithë
  • Listime unike dhe klientit i shërbejmë të gjithë me profesionalizëm
  • Kompromis ose gjykim të paanëshëm për shkeljet e Kodit Realtors


Hyrje

   Kjo rregullore, bazuar në të tilla të ngjashme të organizatave ndërkombëtare të së njëjtës fushë, përshtatur për tregun shqiptar, është dokument zyrtar, kofidencial, vetëm për sistemin Realtors Albania dhe anëtarësinë NUAR.
   Shërben për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe detyrimet që lindin për anëtarësinë. Ajo nuk përdoret ose interpretohet për palë të treta jashtë sistemit

Interpretimet. Emërtime ose shkurtime të përdorura në rregullore

PP – Pasuri e paluajtshme
Broker – Pronar, aksioner, administrator i një agjencie ndërmjetësimi
Zyrë – Objekt, ambjent fizik përfaqësi e një sipërmarrësi kompani ose agjenci ndërmjetësimi
Agjenci (ANPP) – Subjekt sipërmarrës Agjenci Ndërmjetësimi Pasurive Paluajtshme
Kompani – Subjekt sipërmarrës i disa sektorëve që lidhen me PP
Ndërmjetës – Individ i kualifikuar për ndërmjetësim e shitblerjeve dhe qiradhënieve të PP
Ndërmjetës blerës – Ndërmjetës që merret eskluzivisht vetëm me gjetjen e PP për blerje ekskluzive
Ndërmjetës shitës – Ndërmjetës që merret ekskluzivisht vetëm me shitjen e PP ekskluzive
Bashkëpunëtor – Person ose subjekt që bashkëpunon në distancë për ndërmjetësim PP (neni 10, 11)
Referues Çdo individ ose subjekt që sjell një informacion për arsye përfitimi
Portofol i ndërmjetësit – Tërësia e informacionit nën administrimin e ndërmjetësit
Portofol i agjencisë – Tërësia e informacionit që përfshin të gjitha portofolet bashkëpunuese nën një logo
Portofol i zyrës – Tërësia e informacionit të administruar vetëm nga zyra dhe kontaktet zyrtare
Klient – Individ ose subjekt i interesuar për çdo shërbim ndërmjetësimi PP
Klient Ofrues shitës – Individ ose subjekt i interesuar për shitje ose dhënie me qira PP
Klient blerës – Individ ose subjekt i interesuar për blerje ose marrje me qira PP
Klient korporativ – Individ ose subjekt i interesuar në shitblerje PP në vlerë më shumë se 400 mijë € ose një PP me specifikë të veçantë
Pronar PP – Çdo individ, subjekt ose përfaqësues i tyre që gëzon titullin e pronësisë për një PP
Platforma Realtors.al – Sistem operativ reklamimi dhe menaxhimi shërbimesh dixhitale online e ofruar ekskluzivisht për anëtarësinë NUAR
NUAR / UNIONI – Unioni Kombëtar i Ndërmjetësve Imobiliar Shqiptar ose Unioni Pronave
Realtors Albania – Tërësinë e shërbimeve për ndërmjetësimin e pronave ofruar nga NUAR dhe platforma

 

Kreu  – II –
Rregullat e përgjithshme

Neni 1

    Çdo pronë, pasuri e paluajtshme e regjistruar në platformën realtors.al pjesë e sistemit Realtors Albania është një regjistrim unik me kod specifik që i përket Ndërmjetësit me marrëveshjen më të fundit për të drejtat dhe reklamimin e saj.

Neni 2

   Klientit blerës i shërbejnë të gjithë Ndërmjetësit në mënyrë të pavarur ose me dakordësi në bashkëpunim mes tyre. Në rastet kur Ndërmjetësi ka marrëveshje ekskluzive me Klientin blerës, ai vendos edhe bashkëpunimin

Neni 3

   Çdo anëtar i Unionit regjistron prona në të gjithë Shqipërinë. Ai gëzon të drejtën për reklamimin e pronave të publikuara në platformë nga të tjerët duke përfituar edhe komisionin e ofruar nga Ndërmjetësi Sipërmarrës

Neni 4

   Komisioni për shërbimet e ndërmjetësimit është e drejtë individuale e negociueshme nga vetë Ndërmjetësi. Ai rezervon të drejtën e publikimit të komisionit në dëshirën së tij. 

Neni 5

Përqindja ose vlera e ofruar për bashkëpunimet është e detyrueshme të jetë e qartë dhe publike për anëtarësinë

Neni 6

   Pronat publikohen në platformë sipas modelit zyrtar të aprovuar nga Bordi NUAR dhe të shoqëruara bashkë me marrëveshjen e nënshkruar nga pronari ose përfaqësuesi i tyre bashkë me dokumentacionin përkatës

Neni 7

   Marrëveshja individuale e Ndërmjetësit me NUAR dhe Realtors Albania vlen për çdo formë bashkëpunimi edhe mes anëtarësisë gjithmonë vetëm brenda kushteve të kësaj rregullore. Administrimi saj është i tjetërsueshëm me dakordësim

Neni 8

   Fokusi i Rregullores është në përputhje me interesat e Ndërmjetësve. Bordi NUAR ruan të drejtën dhe rezervat për ta komentuar ose përdorur për të mirën e përbashkët kur sipas rasteve kërkojnë interpretime.

Neni 9

   Çdo Ndërmjetës i pavarur anëtarë i Unionit me të drejta të plota, ka një numër unik identifikimi. Informacioni dhe kontaktet në profilin e tij personal janë zyrtare dhe të vlefshme për komunikimet e detyrueshme që përmban kjo rregullore. Statusi i tij duhet të jetë Aktiv për të qënë pjesë e sistemit 

Neni 10

   Ndryshimet në rregullore bëhen vetëm nëse propozimet zyrtare, kërkuar nga shumica miratohen nga Bordi NUAR. Rregullorja e ndryshuar bëhet publike dhe çdo pjestar tjetër i sistemit e pranon të mirëqenë

 

Kreu – III – 
Proçedura e anëtarësimit dhe Nivelet Realtors

   Arti i ndërmjetësimit është një sukses që arrihet vetëm falë gërshetimit të eksperiencës me aftësitë e fituara.
Duke rritur shkallët e njohurive bashkë me ekpseriencën, ju arrini suksesin dhe nivelet më të larta të kualifikimit

 Kualifikimet dhe nivelet e Ndërmjetësve të Pavarur

Neni 11
Rruga drejt suksesit – Nivelet

   Për tu bërë pjesë e anëtarësisë Realtors Albania çdo individ duhet të ndjekë dhe realizojë këtë rrugëtim:

  1. Ndërmjetës bashkëpunues – Individë në proçesin e kualifikimit deri në marrjen e çertifikatës. 
  2. Ndërmjetës Konsulent i Pasurive të Paluajtshme – Individët e çertifikuar në pritje të liçencimit. Niveli i parë
  3. Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme. Individë të çertifikuar dhe liçencuar anëtarë të NUAR. Niveli i dytë
  4. Ndërmjetës Ekspert i pasurive të paluajtshme. Individët që kanë mbyllur të gjitha kualifikimet. Niveli tretë

Neni 12
Rruga drejt suksesit – Kualifikimet e specializuara

   Çdo Ndërmjtës i liçencuar, anëtar i NUAR për tu bërë Ndërmjetës Ekspert duhet të trainohet dhe kualifikohet në fushat:

  • Ndërmjetës Ekspert Prona Rezidenciale
  • Ndërmjetës Ekspert Prona Komerciale
  • Ndërmjetës Ekspert Prona luksoze
  • Ndërmjetës Ekspert Biznese liçenca aktive 

Neni 13
Statusi i Ndërmjetësve

   Aktiviteti dhe veprimtaria e Ndërmjetësve NUAR është e lidhur me sjelljen e tyre në Union duke kushtëzuar statuset:

   Ndërmjetës Aktiv – Individë të çertifikuar dhe liçencuar që përmbushin detyrimet e anëtarësisë dhe nuk kanë penalitete

   Ndërmjetës pasiv –  Anëtarë të vetë tërhequr nga aktiviteti ose me probleme  proçeduriale për efekt të rregullores
   Ndërmjetës i pezulluar – Individë të pezulluar nga sistemi për arsye penalitetesh nga Kodi Realtors. Çregjistrimi dhe mos lejimi i përdorimit emrit dhe simboleve Realtors mund të jetë i limituar ose i përhershëm

Neni 14
Hapat e anëtarësimit

   Hapi i parë – Aplikimi
   Çdo individ mbi moshën 18 vjeç ka të drejtë aplikimi duke plotësuar formularin online. Koordinatori dhe menaxheri rajonal shprehin qëndrimin e tyre, mbi të cilin Bordi Drejtues refuzon ose pranon aplikimin. Aplikuesi i përzgjedhur duhet të lexojë, dakordësojë dhe nënshkruajë Rregulloren dhe Kodin e Etikës Realtors përpara proçedurës së anëtarësimit.
   Hapi i dytë – Trainimi dhe çertifikimi
   Aplikuesi i përzgjedhur duhet të ndjekë të gjitha modulet e trainimit bazik dhe në përfundimin e tyre të kryejë me sukses Testin Realtors. Testi nuk mund të provohet më shumë se 3 (tre) herë. Kjo periudhë zgjat jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj. Përndryshe aplikuesi duhet të ribëjë trainimin bazik. Gjatë kësaj periudhe aplikanti ka profilin e tij dhe ushtron aktivitetin e ndërmjetësimit me mbështetjen a anëtarësisë të përzgjedhur nga ai vetë
   Hapi itretë – Liçencimi
   Aplikanti i kualifikuar ka të drejtën e krijimit të profilit individual dhe të jetë pjesë aktive e anëtarësisë NUAR por jo me të drejta të plota derisa ai të ketë bërë edhe liçencimin Tatimor pranë organeve kompetente në rastet kur duhet të  vetëpunësohet si Person Fizik. Individëve të punësuar që paguajnë sigurimet shoqërore u njihet dypunësimi duke u krijuar mundësinë që veprimet financiare ti mbyllin përmes Unionit

Neni 15
Zonat e influencës dhe ndarja territoriale e ndërmjetësve

   Çdo ndërmjetës është i detyruar të ketë të rregjistruar në profil zonën e tij të influencës. Kjo njësi mund të jetë zona ku ai banon ose aty ku zhvillon aktivitetin e tij të përditshëm. E para përzgjidhet zona ku nuk ka ndërmjetës të tjerë.
Regjistrimi i pronave dhe ndërmjetësimi zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe në vendet e tjera konform ligjeve të tyre. 

Neni 16
Eksperti i zonës

   Çdo zonë ose lagje në Shqipëri ka një Ndërmjetës të përzgjedhur, Ekspert i Zonës. Person përgjegjës për prezantimin dhe përfaqësimin e zonës së tij. Duhet të jetë banues në atë njësi administrative ose, përzgjidhet dikush që: a) ka aktivitet tregtar në atë njësi, b) ka rreth familjar, d) ka interesa në atë zonë. Kur ka më shumë se një Ndërmjetës zgjedhja bëhet së pari nga kriteri i vjetërsisë në Realtors ose kur Ndërmjetësi pretendent kryen dyfishin e transaksioneve të paraardhësit në një periudhë 6 mujore (Janar – Qershor, ndryshimi fillon nga 1 Korriku dhe Korrik – Dhjetor, ndryshimi fillon nga 1 Janari) Me mirëkuptim dhe aprovimin e Bordit Drejtues, pretendenti mund ta revokojë të drejtën e tij. Eksperti duhet të ketë një marrëveshje të nënshkruar me Realtors Albania për përgjegjësitë, detyrimet dhe kushtet që ai duhet të përmbushë.

Neni 17
Menaxheri Rajonal

   Çdo njësi administrative në Shqipëri ka Menaxherin Rajonal të saj. Ai është personi përgjegjës për mbarëvajtjen dhe përfaqësimin e njësisë së tij dhe krijimin e klubi të njësisë me ndërmjetësit e tjerë. Menaxheri duhet të jetë anëtarë me të drejta të plota dhe përzgjedhja bëhet nisur nga kriteri i vjetërsisë në Realtors. Bordi Drejtues mund të vlerësojë ndryshimin kur një Ndërmjetës pretendent kryen dyfishin e transaksioneve të paraardhësit në një periudhë 6 mujore (Janar – Qershor, ndryshimi fillon nga 1 Korriku dhe Korrik – Dhjetor, ndryshimi fillon nga 1 Janari) Me mirëkuptim dhe aprovimin e Bordit Drejtues, pretendenti mund ta revokojë të drejtën e tij.
Menaxheri duhet të jetë banues në atë njësi administrative, nëse nuk ka të tillë atëherë mund të përzgjidhet dikush që: a) ka aktivitet tregtar në atë njësi, b) ka rreth familjar, d) ka preferencë për atë njësi
Menaxheri duhet të ketë një marrëveshje të nënshkruar me Realtors Albania për përgjegjësitë, detyrimet dhe kushtet që ai duhet të përmbushë.

Neni 18
Koordinatori Rajonal

   Çdo Qark i Republikës Shqipërisë ka Koordinator Rajonal i emëruar nga Bordi Drejtues. Ai është përgjegjës për mbarëvajtjen dhe mirëfuksionim e programit dhe qëllimeve të Unionit në Qarkun e tij. Koordinatori duhet të jetë anëtarë me të drejta të plota, duhet të jetë banues në atë njësi administrative dhe nëse nuk ka të tillë atëherë mund të përzgjidhet dikush që: a) ka aktivitet tregtar në atë njësi, b) ka rreth familjar, d) ka interes për atë njësi. Koordinatori duhet të ketë një marrëveshje të nënshkruar me Realtors Albania për përgjegjësitë, detyrimet dhe kushtet që ai duhet të përmbushë.

Neni 19

   Për arsye që bien ndesh me Rregulloren ose Kodin e Etikës, Bordi Drejtues mund të pezullojë ose ndryshojë Ndërmjetësit: Koordinatorë Rajonal, Menaxher Rajonal dhe Ekspert i zonës. Hierarkia e ndërmjetëseve Përfaqësues është e njejtë me ndarjen administrative të Shqipërisë

 

Kreu – IV –
Portofolet dhe të drejtat e administrimit tyre

Neni 20
Portofoli i Pronave

   Me “Portofol i Pronave” nënkuptojmë tërësinë e informacionit të pronave pasuri të paluajtshme. Përfshirë këtu dokumentacionin lidhur me to, kontratë marrëveshjet, formularët e regjistrimit dhe materialet ilustrative të ofruara nga vetë Ndërmjetësi. Portofoli është informacion konfidencial dhe e drejtë intelektuale ekskluzive e Ndërmjetësit brenda sistemit Realtors Albania dhe për sa kohë është me status Aktiv.

Neni 20 / Pika 1
Administrimi i pronës

   Me administrim të PP nënkuptohet; Rregjistrimi në sistem, arshivimi i: Kontratë marrëveshje e nënshkruar, dokumenacioni, formular rregjistrimi ose informacione, fotografimi, inspektimi i pronës dhe kontakt i rregullt me pronarin si edhe reklamimi sipas plan menaxhimit të dakordësuar.

Neni 20 / Pika 2
Tjetërsimi i portofolit

   Ndërmjetësi me status Pezulluar, për arsye vetë tërheqje ose penaliteti mund ta kalojë zyrtarisht Portofolin e tij në të tjerë Ndërmjetës NUAR me një marrëveshje mes tyre pa cënuar rreguloren dhe Kodin e Etikës. Marrëveshjet e tij aktive me klientët ofrues nuk janë të vlefshme për sistemin Realtors. Pronat e rihedhura në sistem nga një tjetër Ndërmjetës me një marrëveshje të rregullt me pronarin nuk mbartin asnjë detyrim nga marrëveshjet e mëparshme të një Ndërmjetësi të Pezulluar

Neni 21

   Ndërmjetësit me statusin Pezulluar që largohen përfundimisht nga sistemi dhe i tërheqin pronat e tyre, duhet pa tjetër brenda një afati të shkurtër kohor të sjellin një konfirmim të nënshkruar nga pronari i sejcilës prej tyre që është në dijeni të këtij largimi dhe nuk ka pretendime ndaj sistemit Realtors dhe NUAR. Përndryshe Realtors është e detyruar të gjej me mënyrat e saj për të informuar pronarët për pavlefshmërinë e marrëveshjes Realtors

Neni 22

   Tërësia e Pronave të regjistruara nga platforma ose përmes kanaleve të saj, që nuk janë nën administrimin e Ndërmjetësve, quhen “Portofoli i Pronarëve”. Ndërmjetësit kanë qasje të barabartë dhe mënyrë të njëjtë komunikimi si me një koleg tjetë. Komisioni i përfituar në rast suksesi është ai i ofruar zyrtarisht nga Pronari Klient Ofrues

Neni 22 / Pika 1

   Çdo individ pronar, bashkëpronar apo përfaqësues i tyre, mund të rregjistrojë pasuritë e tij të paluajtëshme në sistemin Realtors Albania sipas modaliteteve të njëjta me Ndërmjetësit duke ofruar komisionin për ndërmjetësim të suksesshëm.

Neni 23

   Të drejtën e administrimit të një PP e rregjistruar 2 ose më shumë herë e ka agjenti që ka dokumentacionin më të plotë dhe të nënshkruar nga klienti me datën më të herëshme. Në rast konflikti është klienti pronar i PP i cili autorizon me shkrim agjentin e përzgjedhur. Auditi ka të drejtën të konfirmojë zgjedhjen e klientit në rast pretendimesh.

Neni 24

   Çdo individ ose subjekt “Klient blerës” i interesuar për blerje apo marrje me qira PP që vjen përmes kontakteve të platformës, janë e drejtë e përbashkët e të gjithë sistemit. Çdo Ndërmjetës në mënyrë të pavarur kontkaton për ofertat e tij duke respektuar maksimalisht Kodin e Etikes Realtors.  

Neni 25

   Çdo Ndërmjetës pjesë e sistemit Realtors Albania që ka një marrrëveshje të nëshkruar me një Klient Blerës, dhe afate kohore të përcakuara, mund ta referojë kërkesën e tij në sistem për një bashkëpunim më të gjërë. Në këtë rast është e drejtë e tij të ruajë kontaktet me Klientin Blerës si edhe të deklarojë ofertën për komisionin e ofruar 

Neni 25 / Pika 1

   Klient Blerës ekskluziv quhet ai klient i sjellë nga një rreth personal dhe i ngushtë miqësie i cili pranon dhe kërkon në mënyrë eskluzive të nënshkruar që kërkesa e tij të ndiqet nga një Ndërmjetës i përzgjedhur nga ai. 

Neni 26

   Klient korporativ quhet çdo individ ose subjekt i interesuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë për shitblerje PP me vlerë më shumë se 500 mijë €, ato që kanë vazhdueshmëri ose PP specifike përfshirë këtu edhe objekte strategjike me kontrata afatgjata qiramarje Nisur nga fakti që klientë të tillë kërkojnë trajtim të veçantë atyre ju ofrohet një marrëveshje me shërbime dhe plan marketingu të detajuar për të cilat Realtors ofron mbështetje.

Neni 26 / Pika 1

   Për klientët korporativ Ndërmjetësi që nënshkruan marrëveshjen i pari, mund të kërkojë mbështetje nga sistemi ose ndërmjetësit e tjerë që ai i konsideron të vlefshëm, mund të delegojë ose të bëjë bashkëpunëtorë në marrëveshje edhe individë të tjerë vetëm brenda sistemit Realtors duke nënshkruar edhe me to një marrëveshje të detajuar për mënyrën e shpërndarjes së komisioneve, detyrimeve të sejcilit dhe afatet për përmbushjen ose vlefshmërinë e tyre

 

Kreu – V –
Proçedura e Regjistrimit të pronave

Neni 27

   Çdo Ndërmjetës duhet të listojë në sistem vetëm Prona PP të kontaktuara në mënyrë individuale ose me kontaket e tij personale komunikuese. Këto PP regjistrohen në portofolin e administruar nga ai. Prona duhet të jetë e pareklamuar në sistem dhe e identifikuar me një kod unik. Regjistrimi i tyre duhet të jetë konform proçedurave dhe me dokumentacionin  përkatës të bashkangjitur. 

Neni 28 

   Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e pronës PP
a) Kontratë marrëveshja e nënshkruar nga pronari, bashkëpronari ose përfaqësuesi i tyre
b) Fotokopje e çertifikatës të pronësisë dhe e kartelës përkatëse
c) Fotografitë e pronës

Neni 29
Informacioni i detyrueshëm

   Në çdo rrethanë që rregjistrohet një pronë PP, ajo duhet të ketë të qarta dhe të sakta informacionet bazë;

  1. a) Adresën e saktë, emrin e rrugës dhe vendndodhjen në hartë
    b) Emrin e zonën ku ndodhet ose emrin më të njohur afër zonës c) Sipërfaqen hipotekore të të shënuar në çertifikatën e pronësisë d) Çmimin e kërkuar nga pronari dhe komisionin e ofruar për bashkëpunimin e) Kategorinë  e pronave të cilës i përket përshkrimin e saj
    f)  Përshkrim të detajuar në gjuhë letrare shqip
    g) Kohën dhe oraret më të mundëshme për të vizituar pronën

Neni 30

   Realtors Albania ka të drejtë që pronat me mangësi në proçedurën e regjistrimit ti kthejë për plotësim. Ndërmjetësit duhet të plotësojnë mangësitë jo më vonë se 6 ditë zyrtare pune ose të kërkojë ndihmë nga sistemi

Neni 31

   Kontratë marrëveshjet e pronave PP duhet të jenë të regjistruara në arkivë sipas proçedurës. Ndërmjetësi që i administron duhet të publikojë në profilin e tij vetëm faqen e parë me informacionet e përgjithëshme. Kjo faqe është e dukshme vetëm për anëtarsinë NUAR dhe jo për klientët

Neni 32

   Çdo pronë është e regjistruar nën admnistrimin vetëm të një Ndërmjetësi. Për çdo pronë të regjistruar më shumë se 1 (një) herë ndiqet proçedura përkatëse.

 

Kreu – VI –
Proçedura e shoqërimit të klientëve

Neni 33

   Klienti blerës shoqërohet në pronën e interesuar vetëm nga Ndërmjetësi që e ka në administrim

Neni 34

   Në rastet e bashkëpunimit mes 2 (dy) Ndërmjetësave, njëri përfaqsues i klientit dhe tjetri administrues i pronës të dy kanë të drejtën të jenë në shoqërim. Përvecse kur janë dakordësuar

Neni 35

   Në shoqërimet e përbashkëta në një pronë asnjë ndërmjetës nuk ka të drejtë të shoqërojë klientin pa prezencën ose aprovimin e kolegut tjetër ndërmjetës. Kur njëri nga Ndërmjetësit  gjatë një shoqërimi të përbashkët nuk merr pjesë atëherë ai duhet të jetë dakordësuar verbalisht ose të lejojë apo autorizojë kolegun për ta  kryer i vetëm shoqërimin ose të mbajë vetë përsipër rrezikun e mossuksesit.

Neni 36

   Kur një Ndërmjetës referon një klient blerës për pronën e administruar nga një tjetër ndërmjetës dhe nuk është vet prezent ai duhet ti deklarojë atij paraprakisht kërkesën për pronën, emrin mbiemrin e saktë të klientit dhe kontaktin e tij. Ky model bashkëpunimi vlen vetëm për pronën e interesuar dhe jo për prona të tjera që mund të negociohen në të tjera rrethana. Këtij klienti, Ndërmjetësi i dytë i shërben vetëm me pronat e veta. Në rast të kundërt ky i fundit i detyrohet Ndërmjetësit të parë 50% të vlerës së përfituar.

Neni 36 / pika 1

   Ndërmjetësi që referon një klient blerës tek një tjetër koleg duhet të nënshkruajë një marrëveshje Kontratë interesimi me klientin duke e adresuar atë (klientin) zyrtarisht tek kolegu dhe kjo marrëveshje vlen për cdo prone PP që klientit mund ti propozohet edhe më vonë nga ky Ndërmjetës. (kjo nuk është kontratë ekskluzive)

Neni 36 / pika 2

   Në marrëveshjen me klientin blerës për interesim prone, Ndërmjetësi referues duhet të shënojë edhe emrin e Ndërmjetësit administrues të pronës dhe kjo marrëveshje vlen vetëm për një ndërmjetës te caktuar. Në rast interesimi për dy ose më shumë prona në administrim të ndërmjetësve të ndryshëm, sejcili duhet të ketë një marrëveshje të vetën

Neni 37
Kontrata Ekskluzive e klientit blerës

  Çdo Ndërmjetës ka të drejtën e marrëveshjes ekskluzive me klientin e tij blerës. Nënshkrimi i një marrëveshje ekskluzive për blerje prone i jep të drejtën e plotë atij Ndërmjetësi të negociojë me cilindo koleg NUAR për të referuar prona të ndryshme, në ato raste dhe në cdo kohe apo rrethanë. Për sa kohe kontratë marrëveshja është në fuqi ka të drejtën e komisionit për blerjen e realizuar me sukses brenda sistemit

Neni 38

   Për shoqërimet e një KB në pronë PP Portofol i pronarëve, të drejtën e komisionit sipas marrëveshjes e ka Ndërmjetësi që ka bërë shoqërimin. Nëse KB është shprehur zyrtarisht negativ por në një rast tjetër më vonë më shumë se 20 ditë në çdo arsye ose rrethanë tjetër, i shoqëruar nga një tjetër Ndërmjetës ai pranon blerjen e asaj prone, të drejtën e komisionit e ka agjenti që e ka bindur në rastin më të fundit por me kushte të tjera. Në rast se janë të njëjtat kushte dhe më pak se 19 ditë komisioni ndahet 50/ 50%

Neni 39

   Për rastet kur dyshohet se klienti i shoqëruar në një pronë ka bërë marrëveshje jasht dijenis së Ndërmjetësit i takon këtij të fundit që ka bërë shoqërimin të verifikojë dhe të ndjek rastin. NUAR e mbështet me mjetet e saj ligjore për zgjidhjen e konflikteve. Ndërmjetësi duhet të sigurohet për pjesën proceduriale të marrëveshjes.

Neni 40

   Në rastet e bashkëpunimit, asnjë klient blerës nuk do të shoqërohet në pronë ose të marri informacion të detajuar për PP nëse ai nuk ka nënshkruar formularin e bashkëpunimit. Klienti duhet të ketë ardhur në zyrë ose të jetë kontaktuar fizikisht nga Ndërmjetësi

Neni 41

   Ndërmjetësi që shoqëron klient në një pronë të administruar nga një tjetër Ndërmjetës në marrëveshje me këtë të fundit, ose për çdo arsye tjetër ka bërë vizitë në atë pronë, nuk gëzon të drejtën e shoqërimeve të tjera në ate pronë nëse nuk e ka marrë zyrtarisht me marrëveshje nga Ndërmjetësi që e administron. Ai ka të drejtën vetëm për rastin dhe klientin e lejuar me marrëveshjen e caktuar.

Neni 42

   Në rast interesimi onlin, ose komunikime të tjera dixhitale, marrëveshja bëhet përmes kontakteve me kanalet zyrtare të deklaruara në profil dhe në skedën e agjentit. Klientët ose bashkëpunëtorët duhet ta shprehin qartë kërkesën apo vullnetin e tyre. Marrëveshja online bëhet vetëm pasi klienti të jetë verifikuar me emrin dhe mbiemrin e vërtetë.

Neni 43

   Përpara se të lihet takim me një KB të interesuar apo shkëmbyer informacion me një tjetër Ndërmjetës, duhet verifikuar statusi i pronës nëse është ende aktive apo jo.

Neni 44

   Për të gjitha rastet kur një Ndërmjetës shoqëron i vetëm një klient të referuar nga një tjetër Ndërmjetës, ai duhet të jetëi shoqërueshëm me klientin por në asnjë rast nuk mund të anash kalojë ose tejkalojë marrëdhënien me kolegët. Nuk mund të flasi kundra, të mohojë, dizinformojë apo të japi shpjegime për PP të tjera që nuk janë nën administrimin e tij.

Neni 45

   Çdo PP ka një orar optimal vizitash ose kushte të veçanta të cilat duhen respektuar me përpikmëri përpara dhe gjatë shoqërimit në pronë. Eshtë përgjegjësi e Ndërmjetësit të marrë masa paraprake në kontakt me pronarin shitës që prona të jetë në kushte optimale për vizitën. (Leksioni vizitat në pronë)

Neni 46

   Asnjë KB nuk mund të lihet për asnjë arsye ose rrethanë të vizitojëi vetëm një PP.  Ndërmjetësi që e shoqëron klientin duhet të jetë shumë i kujdesshëm për të kontrolluar marrëdhënien mes klientit blerës dhe atij shitës. Në asnjë rrethanë ato nuk duhet të shkëmbejnë kontaktet apo negociojnë të vetëm pa prezencën ose aprovimin e Ndërmjetësit

Neni 47

   Marrëdhënia mes klientëve shitës dhe blerës është një marrëdhënie ndërmjetësimi ku Ndërmjetësi duhet të jetë mes palëve gjatë gjithë proçesit deri në marrjen e komisionit ose pronën nën kontroll nëse është refuzuar. Komunikim mes palëve bëhet vetëm përmes Ndërmjetësit i cili duhet të komunikojë individualisht me to

 

Kreu – VII –
Komisionet dhe ndarja e tyre

Neni 48

   NUAR këshillon komisione të hapura për shërbimet e ndërmjetësimit. Të drejtën e negocimit të komisionit apo çdo lloj forme tjetër përfitmi financiar në marrëdhënie me klientët ose palë të treta e ka vetë Ndërmjetësi

Neni 49

   Komisioni apo vlera monetare e dakordësuar mes Ndërmjetësit dhe Klientit pronar ofrues është konfidenciale mes tyre

Neni 50

   Çdo Ndërmjetës i NUAR në postimet e pronave në sistem duhet të deklarojë qartazi dhe kuptueshëm vlerën e komisionit që ai ofron në sejcilën pronë për bashkëpunimin me Ndërmjetësit e tjerë.

Neni 51

   Komisionet e pretenduara dhe të përfituara nga shërbimet e ndërmjetësimit pasurive të paluajtshme janë:
Komisioni për shërbimin e shitjes së një prone pasuri e paluajtshme
Komisioni për shërbimin e ofrimit të një prone pasuri të paluajtshme për blerje
Komisioni për shërbimin e dhënies me qira të një prone pasuri e paluajtshme
Komisioni për shërbimin e ofrimit të një prone pasuri e paluajtshme për marrje me qira

Neni 52

   Vlera e komisioneve mund të jetë me përqindje nga vlera totale e transaksionit të pronës ose pagesë fikse e dakordësuar në fillim të kontratë marrëveshjes. Komisioni është i pagueshëm në likujdimin e këstit të parë nëse pagesa bëhet e tillë.

Neni 53

   Sistemi Realtors Albania bazuar mbi rregulloren Realtors është ndërtuar për të krijuar mundësinë e bashkëpunimit vetëm mes 2 (dy) Ndërmjetësave për reklamimin dhe ndërmjetësimin e pronave në sistem. Cdo Ndërmjetës mund të jetë vetëm Sipërmarrës ose Referues

   Neni 54

   Në cdo rast tjetër të vecantë për prona apo klientë korporativ, bashkëpunimi i hapur me më shumë se 2 (dy) Ndërmjetës duhet të jetë i dakordësuar dhe i nënshkruar me marrëveshje përpara nisjes së bashkëpunimit

  Neni 55

   Ndërmjetësi mund të përfitojë kreditime paraprake për shërbime të ofruara nga NUAR Partners duke i shlyer të plota ose të pjesshme ato në momentin më të parë të mundëshëm me mbylljen e transaksioneve nga ai.

Neni 55 / Pika 1

   Kreditimet bëhen me marrëvshje të nënshkruara mes palëve dhe vetëm për shërbimet e dakordësuara nga NUAR me Partnerët

   Neni 56

   Çdo Ndërmjetës që është i përfshirë në format e kreditimit si përfitues, në fund të çdo viti kalendarik duhet të mbyll balancën. Përfituesi i kreditimit duhet të kthejë shumën në fondin e NUAR

Neni 57

   NUAR garanton suport për mbylljen e transaksioneve të mundëshme dhe shërbime financiare në favor të shtetit për të gjithë Ndërmjetësit që janë ende në fazën e trainimeve apo në pritje të licencimit

Neni 58

   Për cdo pagesë apo detyrim financiar ndaj institucioneve të shtetit Shqiptar apo palëve të treta të përfshira të lindura nga faturime apo veprime të NUAR në favor të Ndërmjetësve ende të pa licencuar janë këto të fundit që duhet ta zbresin nga fitimi i tyre i mundëshëm.

Neni 59

   Çdo Ndërmjetës i pavarur, pjesë e NUAR, anëtar i licencuar dhe me të drejta të plota është përgjegjës individual përballë shtetit, institucioneve shtetërore, palëve të treta dhe cdo klienti me të cilin ka bashkëpunuar me apo pa marrëveshje

 

Kreu – VIII –
Bashkëpunimi dhe komunikimi mes palëve

Neni 60

   Të drejtën e vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit reciprok me palëte treta institucione, Organizata apo partnere në biznes e ka vetëm NUAR. Çdo Ndërmjetsë që merr një ofertë apo krijon mundësi bashkëpunimi me palë të treta, brënda ose jasht sistemit Albanian Realtors është i detyruar të njoftojë dhe të kërkojë asistencë nga Bordi ose përfaqësuesit Rajonal

Neni 61

   Për bashkëpunimet me entitete jashtë sistemit Albanian Realtors komunikimet dhe veprimet bëhen vetëm pasi ato të kenë një marrëveshje të firmosur mes palëve dhe të zyrtarizuara nga Bordi. Ndërmjetësi referues është pjesë e marrëveshjes ose i dakordësuar në forma të tjera me pëlqim dhe nënshkrimin e tij

Neni 62

   Çdo komunikim mes palëve duhet të arshivohet. Komunikimi zyrtar bëhet vetëm me e-mail zyrtar. Në rast përfshirje ose interesi tëpalëve të treta, ato duhen vendosur në Cc 

Neni 63

   Bashkëpunëtorët e jashtëm ashtu si edhe Ndrmjetëësit duhet ta njohin dhe të respektojnë rregulloren Realtors Ato mund të prezantohen si “Bashkëpunëtorë”, por nuk mund të përdorin simbolet dhe kontaktetë personalizuara. Lista bashkëpunëtorëve dhe kontaktet e tyre janë pjesë e sistemit Realtors Albania

Neni 64

   Ndërmjetësit e së njëjtës zonë janë të lirë të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë informacione në interes të përbashkët duke respektuar rregulloren dhe marrëveshjet e tyre individuale. Për rastet e vecanta kur kërkesa ose oferta kanë nevojë për shpejtësi, ato mund të dërgojnë një email të përbashët dhe të konfirmuar mes tyre duke përfshirë edhe emailin zyrtar të Realtors për arkivim 

Neni 65

   Për të shmangur keqkuptimet ose pretendimet e ndryshme që mund të lindin më pas, Ndërmjetësit bashkëpunëtorë mes tyre, janë të detyruar që komunikimin e parë mes tyre për atë që kanë një dakordësi ta komunikojnë në formë zyrtare me e-mail më pas të përdoren mjetet e tjera të komunikimit. Personat në marrëdhënie interesi duhet të jenë të përfshirënë e-mail. Pas çdo takimi, shoqërimi apo kontakti me mjete të tjera komunikuese si; sms, e-mail, telefonatë etj. me klientët, që lidhen me transaksione të përbashkëta të mundëshme, ndërmjetësi është i detyruar të njoftojë bashkëpunëtorin ose përfaqsuesin zyrtar rajonal me e-mail ose sms për ecurinë

Neni 66

   Për Ndërmjetësit që dëshirojnë të përdorin adresa email të personalizuara @realtors.al NUAR ofron mundësinë e krijimit të llogarive të personalizuara 

Neni 67

   Çdo Ndërmjetës i interesuar për bashkëpunim duhet të publikojë rregullisht kërkesat e ardhura nga klientët. Kjo listë është një dokument i përbashkët për gjithë sistemin Realtors Albania

 

Kreu – IX-
Mosmarrvëshjet dhe masat disiplinore

Neni 68

   Në bazë të marrëveshjeve individuale mes palëve dhe kësaj rregullore, NUAR rezervon të drejtën të mbrojë interesat e të gjithë anëtarësisë dhe sistemit në tërësi

Neni 69

   Përpara shkëputjes së marrëdhënies së bashkëpunimit, palët duhet të kenë përmbushur likujdimin financiare mes tyre dhe të kenë dorëzuar çdo material ose të mirë materiale në përdorim.

Neni 70

   Regjistrimi i një prone në sistem dy ose më shumë herë nga Ndërmjetës të ndryshëm përbën shkelje. Në rastin me të parë që konstatohen, Ndërmjetësi njofton zyrtarisht me e-mail më pas me komunikim zanor për preçedentin. Brenda 3 ditëve nga konstatimi, palët duhet ta zgjidhin konfliktin mes tyre me mirëkuptim ose të njoftojnë zyrtarisht për ecurinë. Në rast se për më shumë se 3 ditë konflikti nuk është zgjidhur dhe nuk ka asnjë njoftim nga Ndërmjetësit, Bordi NUAR ndërhyn për të marrë vendim cilit Ndërmjetës i takon prona nën administrim.

Penaliteti; Ndërmjetësit me mangësi dokumentacioni i hiqet e drejta e administrimit të asaj prone Në rast se dokumentacioni i pronës është i plotë për të dy Ndërmjetësit, ateherë i takon pronarit të pronë të përcaktojë Ndërmjetsinë e përzgjedhur për të administruar pronën e tij.

Neni 71

   Në rast se konfliktet e mësipërme nuk zgjidhen brenda 10 ditëve dhe palët vazhdojnë të kenë pretendime, zgjidhja duhet të arrihet në një mbledhje 3 palëshe, Ndërmjetësit me NUAR dhe kontaktohet edhe klienti shitës për të kuptuar situatën Penaliteti; Ndërmjetësit të penalizuar i tërhiqet vërejtje zyrtare

Neni 72

   Nëse preçedenti i mësipërm përsëritet për herë të dytë nga i njëjti  Ndërmjetës që ka marrë një herë vërejtje zyrtare atëherë Bordi NUAR  ka të drejtë të marrë vendim Penaliteti; Ndërmjetësi gjobitet me 10 mijë lekë

Neni 73

   Sipas kësaj rregullore dhe marrëveshjeve dypalëshe mes Ndërmjetësave në rastet e transaksioneve të suksesshme në bashkëpunim, nëse komisioni i përfituar nuk është likujduar 100% nga klienti Ndërmjetësi Sipërmarrës është i detyruar të paguajë komisionin e ofruar për bashkëpunim, nëse nuk ka një marrëveshje ndryshe të nënshkruar prej tyre.

Neni 74

   Për çdo penalitet financiar, Ndërmjetësi njoftohet zyrtarisht me email për vendimin dhe më pas për balancën e tij financiare në marrëdhënie me NUAR. Cdo penalitet financiar shtohet në kreditin e Ndërmjetësit dhe mbahet nga përfitimi i transaksionit më të parë.

Neni 75

   NUAR sipas  kësaj rregullore dhe marrëveshje dypalëshe, rezervon të drejtën për të kontaktuar drejtpërdrejtë edhe klientë që janë pjesë e ndonjë problematike të mundëshme për të verifkuar raportin me Ndërmjetësit. Në rast se verifikohen shkelje të kësaj rregulloreje apo të marrëveshjes dypalëshe, NUAR ka të drejtë pezullimin e menjëhershme të marrëdhënieve me Ndërmjetësin duke proceduar më tej sipas rregullores

Neni 76

   Në çdo rast, për ndërmjetësimet që janë në proçes ose janë mbyllur si marrëveshje në parim, nëse rregullorja pëson ndryshime, vetëm për këto raste do të vazhdohet të proçedohet me rregulloren e mëparëshme.

Neni 78

   Për kohën që janë të vlefshme në afatet kohore ose detyrimet reciproke, marrëveshjet e ndërmjetësve me klientë shitës janë e drejtë ekskluzive e tyre. Në rast pretendimi për të njëjtën PP, të drejtën e ka ndërmjetësi me marrëveshjen më të hershme ose është pronari i PP që vendos me cilin ndërmjetës dëshiron të vazhdojë.

Neni 79

   Kreu i parë i kësaj rregullore “Informacione të përgjithshme” dhe Kreu i dytë “Bazat e rregullores” nuk ndryshohen asnjhehere pa konsesusin e të gjithë anëtarësisë. Këtu përfshihen edhe nene të vecanta që ndikonë drejtpërdrejt apo tërthorazi në parimet bazë të kësaj rregullore.

Neni 80

   Kjo rregullore është pjesë e misionit NUAR dhe si e tillë ajo ndryshon pozitivisht me rregulla të reja të propozuara dhe të përshtatura për mbarëvajtjen e Unionit. Ndryshimet me karakter përmirsues njoftohen zyrtarisht dhe bëhen të aplikueshme për të gjithë anëtarësinë.

Hape sot zyrën tënde Real Estate Për Pronat Bëhu pjesë e sistemit

Compare listings

Compare
PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com