Prezantimi - NUAR / Unioni Pronave

Vizioni i Suksesit

      Prezantimi NUAR

    • Ekstrakti

Shërbime imobiliare për apartament okazion me ndërmjetës profesionistë dhe konsulencë prona me dokumentacion të rregullt nga Realtors Albania

  • NUAR – Rreth nesh 

Unioni Kombëtar i Ndërmjetësve të Pavarur të pasurive të paluajtshme ose Unioni i pronave, prezent në ҫdo qytet, u krijua për të rritur nivelin profesional të ndërmjetësimit. Për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat e Ndërmjetësve të Shqipërisë duke garantuar sukses e harmoni mes palëve. Unioni dhe anëtarësia e tij ofrojnë shërbime profesionale dhe janë të hapur për ҫdo bashkëpunim me operatorët e këtij sektori

  • Vizioni ynë në Realtors Albania

Krijimi i imazhit të besueshmërisë dhe suksesit për anëtarësinë NUAR përtej Shqipërisë dhe rajonit. Formimi i Ndërmjetësve të pushtetshëm për transaksione të niveleve ndërkombëtare.

  • Unioni Pronave – Historia jonë

  Unioni i ka fillimet në Prill 2009 kur për herë të parë në Shqipëri organizohet “Panairi i Pronave” në qytetin e Durrësit dhe një grup iniciatorësh, operatorë në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, krijuan “Unioni Pronave” me fokus harmonizimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes tyre. Në vite, rrjeti i bashkëpunimt u shtri edhe në qytetet e tjera. Eksperienca disa vjeçare edhe jashtë Shqipërisë e themeluesve të Unionit jo vetëm ka ofruar mbështetje për hapjen e shumë zyrave dhe bizneseve të reja por ka krijuar standarte themelore të reflektuara në kompani që operojnë në treg. Sot, Unioni shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe i pakonkurueshëm në ofertën e tij.

  • Ҫfarë ofron Unioni Pronave
  • Kualifikim dhe çertifikim për profesionin: “Ndërmjetës i pavarur i pasurive të paluajtshme”
  • Mbështetje ligjore, përfaqësim zyrtar dhe dokumentacione
  • Paketë të plotë shërbimesh për marketimin e pronave
  • NUAR – Misioni ynë 

  Kualifikim profesional dhe mbrojtje ligjore të profesionit Ndërmjetës Imobiliar. Unifikimin e shërbimeve në një marrëdhënie korrekte me klientët dhe anëtarët për ti udhëhequr ato drejtë finalizimeve të suksesshme. Transparencë gjatë proçesit të ndërmjetësimit. Informacione dhe konsulencë profesionale për shërbimet proçeduriale, juridike dhe financiare që lidhen me pronat. Shtrirje dhe përfaqësim në çdo njësi administrative të Shqipërisë

  • Kolonat e filozofisë NUAR

*  Kualifikimi dhe çertifikimi si Ndërmjetës i Pasurive të paluajtshme
 
Çdo individ ka të drejtën të aplikojë për Ndërmjetës Realtors Albania. Anëtarët e Unionit kualifikohen përmes trainimeve dhe çertifikohen për ushtrimin e profesionit. Ato e bazojnë aktivitetin e tyre duke respektuar dhe zbatuar ligjet e shtetit shqiptar, Rregulloren dhe Kodin e Etikës Realtors.

 *  Mbështetje ligjore, përfaqësim zyrtar dhe dokumentacione 
  
Ndërmjetësit anëtarë të Unionit, gëzojnë të drejtat e përfaqësimit me simbolet dhe shërbimet Realtors. Kanë dokumentacion zyrtar të unifikuar lidhur me çdo shërbim të ofruar për klientët dhe marrdhëniet mes palëve. 

 *  Paketë shërbimesh për marketimin e pronave 
  
Suport dhe trainime periodike për të gjitha shërbimet që ofrojnë sukseses në aktivitetin e ndërmjetësve për: gjetjen, menaxhimin, marketimin dhe shitjen e pronave. Mbështetje në mediat dixhitale, internet, rrjete sociale etj.

  • Bazat e Rregullores dhe Kodit të Etikës

Mirëfuksionimi dhe sjellja si profesionistë me klientët dhe mes kolegëve bazohet në Rregulloren dhe Kodi i Etikës Realtors Albania. Qartësia e veprimeve dhe ndërveprimeve duke zbatuar proçedurat dhe standartet e dakordësuara, ofrojnë shërbimin e duhur për klientët dhe mirëkuptimin brënda Unionit të Pronave duke u bazuar në:

  • Barazi dhe respekt për kontributin e çdo anëtari
  • Rregulla të qarta, të zbatueshme dhe dakordësuar nga të gjithë
  • Listime unike dhe klientit i shërbejmë të gjithë me profesionalizëm
  • Kompromis ose gjykim të paanëshëm për shkeljet e Kodit Realtors
  • Motivimet për Realtors

E dini që 90% e të pasurve kanë filluar me pasuri të paluajtshme? Që mesatarja më e lartë e blerësve të pronave është në internet:

  • 54% e atyre që kanë blerë shtëpi kanë kërkuan më parë për prona në internet.
  • 83% e të gjithë blerësve të pronave janë njohës dhe përdorues të internetit.
  • 58% e blerësve të shtëpive e gjetën shtëpinë e tyre nga celulari smart phone!

Dëshiron të jesh Realtors, Ndërmjetës i pasurive të paluajtëshme?
Jo thjeshtë një agjent imobiliar? Të jeni të pavarur? Të keni kohën dhe lirinë tuaj të veprimit? Të mbështetur nga një rrjet i madh bashkëpunëtorësh dhe strukturë shërbimesh në dispozicionin tuaj? Eshtë koha të punoni për veten jo për të tjerë. Ky është vendi dhe biznesi i duhur për ju.  Kontakto tani

Prezantohu me stafin tonë

Drejtuesit rajonalë organizatorë të NUAR dhe Realtors Albania

Besnik Strati
Bashkë themelues NUAR
Besnik Strati
Bashkë themelues NUAR

Ekspert në çështjet ligjore me pronat. Profesioni jurist, avokat

Jorilda Boriçi
Kordinatore rajonale
Jorilda Boriçi
Kordinatore rajonale

Kordinatore për rrethin e Durrësit dhe zonave në administrimin e bashkisë Durrës

Eduina Lushkja
Kordinatore rajonale
Eduina Lushkja
Kordinatore rajonale

Kordinatore për rrethin e Tiranës

Taulant Pjetërgjokaj
Kordinator rajonal
Taulant Pjetërgjokaj
Kordinator rajonal

Ndërmjetës i pavarur i pasurive të paluajtshme, kordinator rrethi Kurbinit

Hape sot zyrën tënde Real Estate Për Pronat Bëhu pjesë e sistemit

Na ndiqni në blogun tonë

Ndërmjetësit e pavarur profesionistë në shërbimin tuaj

Reklama dhe marketing për prona luksoze

Marketingu duhur për reklamën e pronës tuaj Eshtë momenti juajNisja e biznesit me...
Continue reading

Biznesi pronave Start UP agjenci real estate

Biznesi i pronave - Start up Agjenci Imobiliare Real Estate      Është momenti juaj Biznesi...
Continue reading

Nivelet e Ndërmjetësve Realtors Albania

Nivelet e Ndërmjetësve të Pavarur në NUAR Kualifikimet dhe nivelet e ndërmjetësve të...
Continue reading

Bashkëpunëtorë

Miq dhe klientë të kënaqur nga shërbimi ynë

Me një partner si Realtors Albania, nërmjetësimi është shumë më i lehtë për arritjen e suksesit. Me kolegë në të gjithë Shqipërinë kjo është platforma e suksesit
by Taulant Pjetërgjoka
Touristic guide, ALbania Inn Tours
Një bashkëpunim më shumë se i suksesshëm. Profesionalizëm dhe rregulla të qarta që e thjeshtojnë punën dhe na bën të sigurtë tek klientët
by Albana Nanaj
International Tour Operator, Company Inc.
Profesioni i Ndërmjetësit më shumë se një detyrë fisnike, kërkon edhe suksesin si arritje. Me Realtors Albania kjo është e mundur falë shtrirjes në të gjithë vendin
by Eduina Lushka
Menaxhere Rajonale, Company Inc.

Compare listings

Compare
PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com